Seanca e Speciales, ish-krerët e UÇK-së dalin para gjykatës – avokati i Thaçit ka disa pretendime

Aktuale

Seanca e Speciales, ish-krerët e UÇK-së dalin para gjykatës – avokati i Thaçit ka disa pretendime

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 07:31 Përditësuar në ora: 12:15 më 14.08.2023
Pamje nga seanca

“Nuk ka vlerë” – Gjykata ia rrëzon Prokurorisë videon ku shihet Fatmir Limaj e Ismet Jashari

Ka vazhduar dëshmia e dëshmitarit të 16-të të Prokurorisë në gjykimin e Hagës.

Në mesin e disa provave, Prokuroria ka kërkuar që të pranohet si provë edhe një video në zonën e Llapushnikut, ku shiheshin Fatmir Limaj e Ismet Jashari.

Megjithatë, pas reagimeve nga mbrojtja, trupi gjykues nuk e ka pranuar duke e cilësuar se nuk ka ndonjë vlerë në proces.

Prokuroria insistonte se kjo është një video e betimit të ushtarëve të UÇK-së, por gjykata konstatoi se aty nuk ka asnjë betim.

Dëshmitari 16 flet për zonën e Llapushnikut: E përmend Fatmir Limajn, Isak Musliun e Ismet Jasharin

Dëshmitari 16 në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së po merret në pyetje nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Ai ka lënë të nënkuptohet se ka qenë ushtar i UÇK-së për një kohë në zonën e Llapushnikut, dhe gjithashtu e ka pranuar se ka qenë përkrahës i LDK-së.

Ai e ka përmendur Fatmir Limajn, Isak Musliun e Ismet Jasharin. Ka thënë se në UÇK nuk kishin simpati për LDK-në e Rugovën.

Biseda direkte të dëshmitarit me prokurorin:

Prokurori: Po flisnim për shtabin e Llapushnikut. Dua të iu tregoj disa fotografi. Lart thuhet “kompleksi fermës së Llapushnikut”. Këtu a dalloni shtabin?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet

Prokurori: Cila është ndërtesa?

Dëshmitari: Sipas meje ndërtesa me numrin 2.

Prokurori: Folëm për ceremoninë e betimit të UÇK-së. Kjo nuk është ceremonia e juaj e betimit?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Kjo ceremonia e betimit në video a është e ngjashme me tuajën?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet

Prokurori: A ishin njësoj edhe në ceremoninë e betimit tuaj?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet

Prokurori: Kush janë këta persona?

Dëshmitari: I pari me mustaqe është Musë Jashari, i dyti është Fatmir Limaj, i treti është Kumanova, Ismet Jashari. Betimin ku e kemi dhanë ato video janë zhdukur, incizimi nuk është shfaqur asnjëherë.

Prokurori: Ka pasur rregulla zyrtare për të qenë pjesë e UCK-së?

Dëshmitari: Ka pasur rregulla që duhet me i zbatu.

Prokurori: Kur iu komunikoheshin pas ceremonisë së betimit?

Dëshmitari: Rregullat i kemi dëgju prej Imer Alushanit, Qerqizit, prej këtyre që duhet me pas rregulla po a janë zbatuar, nuk janë zbatuar në tërësi.

Prokurori: Ju thatë që keni dëgjuar, po me shkrim a u dhanë ndonjëherë?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet

Prokurori: Dua të flas për strukturën e komandës në zonën e Llapushnikut, çfarë roli kishte Limaj?

Dëshmitari: Ka qenë komandanti kryesor në atë zonë.

Prokurori: Ku ishte i vendosur Limaj në maj korrik 1998?

Dëshmitari: Ka qenë në Kleçkë.

Prokurori: Më vonë gjatë luftës a e ke idenë se cila brigadë me cilin numër ishte vendosur në Kleckë?

Dëshmitari: 121

Prokurori: Çfarë roli kishte Isak Musliu?

Dëshmitari: Ky ka qenë komandant në zonë të Llapushnikut.

Prokurori: Kë kishte zv/komandant?

Dëshmitari: Shefqet Buqën mësuesin, dhe Imer Alushanin.

Prokurori: isak Musliu mund të nxirrte urdhëra dhe detyra për ushtarët?

Dëshmitari: Gjithsesi

Prokurori: Urdhëresat mund të jepeshin nga Limaj e Ymer Alushani dhe Shefqet Buqi për t’iu përcjellë ushtarëve?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet

Prokurori: Kush është Shukri Buja?

Dëshmitari: Ka qenë në një pjesë tjetërnë Krojmir komandant.

Prokurori: Sa e përhapur ishte ndjesia rreth kolaboracionistëve në Llapushnik?

Dëshmitari: Menjëherë si kemi shkuar kanë filluar të deklarohen disa ushtarë pa uniformë, as nuk e njofshin Rugovën. E kuptova që fjala është për Rugovën, na kemi qenë pjesë e LDK-së deri vonë mas luftës, atëherë njëfarë llojë presioni që kemi pasur ka qenë edhe ky motiv, që njerëzit e LDK-së pse janë kyç në UÇK. Këta kanë menduar që vetëm këta me udhëheq luftën e zotëru Kosovën.

Prokurori: Këtë e lidhni me LDK-në apo jo?

Dëshmitari: Po

Prokurori: A iu thuhej se LDK-ja ishte armike?

Dëshmitari: Ka pasur, kanë thënë nuk duhet me i pranu nuk janë të besueshëm.

Prokurori: Duke folur në nivel të përgjithshëm, a ishte komanda ajo që përhapte këto mesazhe?

Dëshmitari: Komanda ka qenë sigurisht se nuk kish mujt me fol, edhe pse shumica e luftëtarëve ka qenë me LDK-në. U pa qartë.

“Kërkesa për dëshmitarë katolikë kundër Thaçit”, avokati i tij: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dal përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Gjatë seancës së parë pas pushimi tre javor, Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në fjalën mbrojtëse të tij e ka përmendur ka një intervistë ku Ndue Gjini, kishe pretenduar se “personalisht Ridvan Muharremi më kërkoi të gjej katër katolik që të dëshmojnë në Hagë kundër Hashim Thaçit”.

Sipas avokati të Thaçit, kjo është një çështje shqetësuese dhe një ndërhyrje në procesin e drejtësisë, pra nëse tentohet të gjenden dëshmitarë katolikë kundër Thaçit.

“Çështja tjetër  që është shqetësuese ka të bëjë me ndikimin e dëshmitarëve që ka të bëjë me klientin tim, Hashim Thaci. Ka shumë artikuj që janë botuar në Prishtinë, që janë transmetuar në lajme, në intervista, që një person shqiptar në gjermani është takuar apo kontaktuar nga Qeveria e Ksovoës, thuhet që ky person në Gjermani, është kërkuar të gjejë katër dëshmitarë katolikë të japin dëshmi kundër Hashim Thaçit. Ai citohet të ketë thënë që më është kërkuar të gjej dëshmitar katolik kundër Thaçit… Kjo është ndërhyrje në procesin e drejtësisë nëse tentohet të gjenden dëshmitar katolik kundër në Hashim Thaci”, ka thënë Kehoe.

Kësaj, prokurori i zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se dëshmitari që do të dëshmojë sot nuk ka të bëjë me pretendimet e avokatit të Thaçit.

Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues ka thënë se “nuk kemi kontroll për atë që do të shkruaj shtypi”.

Pas fillimit të dëshmisë të dëshmitari të 15-të, seancë ka kaluar në seancë private.

Avokati i Thaçit hedh dyshime se Rusia po tenton të ndikojë te Gjykata Speciale

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga trupi gjykues që tregojë se akuza në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh.

Kjo pasi që sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediet evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Kehoe, kjo është false dhe se përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve.

Ai tha se nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë në këtë trup gjykues, duke pretenduar se të akuzuarit janë përfshirë në këtë aktakuzë në trafikim të organeve, ndërsa theksoi se kjo nuk është e vërtetë.

Ndërkaq, çështja e dytë e diskutuar nga ai ishte lidhur me ndikimin në dëshmitarët, duke sqaruar se në disa artikuj është shënuar se Qeveria e Kosovës ka kontaktuar një person shqiptar në Gjermani, sipas të cilit është kërkuar t’i gjejë katër dëshmitarë katolikë që të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit.

Sipas Keheo, është e kuptueshme që Zyra e Prokurorit të Specializuar të përdorë ndërmjetës, por kjo sipas tij është ndërhyrje në procesin e drejtësisë.

Këto çështje, i njëjti do i adresojë me shkrim në mënyrë që trupi gjykues të japë udhëzimet e nevojshme.

Seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të 16-të me radhë në këtë çështje, me kodin 03879, dëshmia e të cilit pritet të zgjas 4 deri në 5 ditë.

Pyetjet nga ana e ZPS-së është duke i bërë prokurori Matt Halling, i cili për qëllime identiteti ka kërkuar që seanca të kalohet në sesion privat.

Rikthehen seancat në Speciale, Thaçi dhe të tjerët sot dalin para gjykatës

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Seancat rikthehen pas një pushimi tre javorë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Ky do të jetë dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë me radhë ndërsa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë nën masa mbrojtëse të sigurisë apo me identitet të fshehur.

Deri tani, në këtë proces gjyqësor të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar në seanca private, përveç dëshmia e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, dhe dëshmia e një oficeri britanik.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat