Abdixhiku skeptik për rrugën Prizren-Tetovë të planifikuar nga Kurti: Muhabetet s’kushtojnë

Aktuale

Abdixhiku skeptik për rrugën Prizren-Tetovë të planifikuar nga Kurti: Muhabetet s’kushtojnë

Nga: M.L. Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:12
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vizitës së kryeminsrit Albin Kurti në Tetovë dhe planit për ndërtimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se për tre vite qeverisje qeveria aktuale nuk e ka përmbyllur asnjë rrugë të vetme në gjithë Kosovën

Sipas kreut të LDK-së, Projekti i vetëm i madh kapital që ndodhë sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në Kryeqytet.

Kurse rrugën e planifikuar Prizren-Tetovë Abdixhiku e quajti vetëm si “muhabet” që nuk kushton.

Postii i plotë:

RRUGËT QË S’U BËNË DHE RRUGA E RE

Po e përmbyllin vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën.

As atë për Mitrovicë, as atë për Podujevë, as për Pejë, as për Gjilan e as për Gjakovë. Qytete të tëra të lëna në harresë tash e tre vjet! Qytetarë të tërë të maltretuar për çdo ditë.

Projekti i vetëm i madh kapital që ndodhë sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në Kryeqytet; aty ku Qeveria qendrore - fatmirësisht - nuk ka asnjë rol.

Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren - Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot.

Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes - merreni me mend - të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje - pra në thatësi politike - kjo Qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës.

Në programin e ‘Rrugës së Re’ të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve. Aq kohë duhet. Aq kohë do të marrin. Aq kohë do të kenë. Dhe, natyrisht, jo me çmime absurde 12-13 milionëshe për kilometër, edhe më pak me aneks marrëveshje që falnin nga 54 milionë, por me kujdes ndaj parasë publike e pa ngarkesë buxhetore që paralizojnë sektorë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat