Zeqiri: Nuk shoh kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

Zeqiri: Nuk shoh kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:04
Izmir Zeqiri

Zgjedhjet e reja të mundshme në katër komunat veriore të Kosovës, po diskutohen tash e disa muaj.

Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se nuk sheh parakushte dhe as kushte që ato të ndodhin.

“Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare?. Unë kam deklaruar se më mirë do të ishtë dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike”, tha Zeqiri.

Zeqiri tha se shkarkimi nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk është zgjidhje adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat