Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Aktuale

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 21:57
Nagip Krasniqi

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që ish-drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit, t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënësja e kësaj gjykate.

Ditë më parë, Gjykata e Apelit ia pati anuluar paraburgimin shefit të pezulluar të KEK-ut.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit, për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat