Basha, Lajçakut dhe Borrellit: Flaka me ju dal se Albin Kurti nuk paguan koston e Serbisë për juve!

Aktuale

Basha, Lajçakut dhe Borrellit: Flaka me ju dal se Albin Kurti nuk paguan koston e Serbisë për juve!

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2023 Në ora: 23:10
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçak, për masat e vëna ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia në këtë rast po ledhatohet nga BE, duke shtuar se ata po kërkojnë nënshtrimin e Kurtit, por “po s’po kanë me çka me shantazhu! Flaka me ju dal se Albin Kurti nuk paguan koston e Serbisë për juve!”

Postimi në Facebook:

Banditat e Vuçiqit e kanë sulmu KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët! Serbia prapë ledhatohet, kurse Kosova dënohet me masa!

Vuçiqi refuzon me nënshkru marrëveshje, thotë që nuk e njeh, dhe prapë Serbia ledhatohet e Kosova dënohet!

Borell e Lajçak po kërkojnë nënshtrimin e Kurtit, po s’po kanë me çka me shantazhu! Flaka me ju dal se Albin Kurti nuk paguan koston e Serbisë për juve!

Më shkurt, këto masa s’kanë t’bëjnë asgjë me sjelljet tona europiane, janë thjeshtë masa raciste! Pikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat