Fluksi i madh në Merdare, Policia e Kosovës del me kërkesë për mërgimtarët

Aktuale

Fluksi i madh në Merdare, Policia e Kosovës del me kërkesë për mërgimtarët

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Për shkak të fluksit të madh në pikën kufitare në Merdar, Policia e Kosovës përme snjë komunikate për media ka bërë thirrje për qytetarët dhe bashkëatdhetarët që të shfrytëzojnë për kalim edhe pikat tjera kufitare me Serbinë, siç janë Muqibaba, Jarinje, Bërnjak dhe Mutivodë.

Policia njofton se në këto pika, ka me pak pritje derisa në orët e mbrëmjes s’ka pothuajse fare pritje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata,  Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa  në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.

Njëkohësisht ju mund t’i referoheni WEB – it të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku dhe gjeni raportimin mbi fluksin në pikë kalimet kufitare: https://mpb.rks-gov.net/

Policia e Kosovës  ju uron rrugë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat