Krasniqi: Komunat e udhëhequra nga PDK, në krye të tabelës për transparencë buxhetore

Aktuale

Krasniqi: Komunat e udhëhequra nga PDK, në krye të tabelës për transparencë buxhetore

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:29
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Insitutit GAP ka publikuar raportin për transparencë buxhetore të komunavë në Kosovë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022.

Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj.

“Jam i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre”, u shpreh ai.

“Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak”, shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat