Operacioni “Goditja”, Policia për një javë arrestoi 96 persona e konfiskoi 37 armë

Aktuale

Operacioni “Goditja”, Policia për një javë arrestoi 96 persona e konfiskoi 37 armë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:52
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka treguar për rezultatet e opercionit ”Goditja“ që nisi një javë më parë.

Rezultatet e këtij operacioni janë 96 persona të arrestuar, prej tyre me urdhër-arrest të gjykatës.

Po ashtu janë konfisktuar 34 armë gjatë kësaj periudhe kohore.

Më poshtë raporti i Policisë:

Po vazhdon realizimi i Urdhrit Operativ ‘GODITJA’

Prishtinë, më 15.08.2023

Policia e Kosovës, është duke vazhduar së zbatuari detyrat që dalin nga UO “Goditja”. Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.

Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim:

· Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test,

· Janë kontrolluar 16916 automjete,

· Janë kontrolluar 270 lokale,

· Janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe

· Janë konfiskuar 37 armë.

Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat