Lidhja e rrugës Tetovë-Prizren, Isufi: Kurti po bën filma

Aktuale

Lidhja e rrugës Tetovë-Prizren, Isufi: Kurti po bën filma

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:39
Ahmet Isufi

Më 11 gusht, kryeministri, Albin Kurti, mori pjesë në dy ngjarje në Çair dhe Tetovë, komuna të banuara me shumicë shqiptare në Maqedoninë Veriore. Gjatë kësaj vizite, Kurti foli mbi nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej rreth 6 kilometrash për lidhjen e Tetovës dhe Prizrenit.

E këtë deklaratë të Kurtit, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, e quajti më shumë si reklamim të kryeministrit, teksa tha se me projektin e fundit në Tetovë, ai po bën filma.

“Edhe kundërshtarët janë befasuar me një mënyrë kaq të dobët të qeverisjes, me një amatorizëm qoftë edhe në funksionimin e brendshëm, sepse janë ndalur të gjitha investimet kapitale, u janë ndalur komunave fondet. Të gjitha rrugët infrastrukturore të cilat ekzistojnë në Kosovë, tani kanë stagnuar dhe ende kemi probleme me to. Ndërsa, në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti del bën filma, siç është rasti tani në Tetovë dhe e ofron një projekt më shumë për tu reklamuar”, deklaroi Isufi.

“Rrugët e Kosovës janë aq keq, saqë është çudi që Kurti mundohet të flasë për autostradat që e lidhin Kosovën me shqiptarët e Maqedonisë, e që për neve është një mashtrim, ashtu siç kanë ndodhur mashtrimet tjera”, shtoi tutje ai.

Ndërkaq, sa i përket arrestimit të ish-asamblistit të LVV-së, Besnik Mujecit, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge, Isufi tha se tani duhet të dihet prejardhja e kësaj mase të drogës dhe po ashtu të dihet se kush është tjetër i involvuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat