E dhimbshme: U pagua si “ndriçuese” e jo si aktore, largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë

Aktuale

E dhimbshme: U pagua si “ndriçuese” e jo si aktore, largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2023 Në ora: 22:03
Egzona Salihu

Shaip Kamberi ka njoftuar se e vetmja aktore shqiptare në Shtëpinë e kulturës në Preshevë është larguar nga puna.

Ai ka thënë se Egzona Salihu, është ajo e cila pranoi të ushtroi profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese”, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindjen e saj.

Postimi në Facebook:

Aktorja e vetme shqiptare, Egzona Salihu, qenka larguar nga puna në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, me arsyetimin se nuk e paska rrespektuar orarin e punës.

Sa keq. Sa ulët. Sa mjerë.

E njejta Egzonë që përshkak të mosnjohjes së diplomës nga Republika e Kosovës ka pranuar e përzgjedhur të ushtrojë profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese” e jo aktore, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindje.

Si heroinë e vërtetë. Pa u joshur nga mundësitë jashtë vendlindjes, por duke qëndruar këtu në mesin tonë.

Diplomën nuk ia njohi Serbia - kontributin në vendlindje nuk po ia njohin sherifët lokal.

Egzona sot është dëshmia e radhës që koha për të ngritur zërin bashkërishtë po perëndon.

Sot Egzona, nesër dikush tjetër.

Mjaftë më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat