Zafa e quan Vetëvendosjen organizatë kriminale: KQZ duhet t’ia ndalojë veprimtarinë politike

Aktuale

Zafa e quan Vetëvendosjen organizatë kriminale: KQZ duhet t’ia ndalojë veprimtarinë politike

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:08
Zafir Berisha

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, është treguar i ashpër me VV-në, pasi një asambleist i saj është arrestuar për drogë në Tiranë.

Ai këtë parti politike e ka quajtur organizatë kriminale.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se KQZ duhet të diskutojë mundësinë për t’ia ndalur aktivitetin politik kësaj partie.

Shkrimi i tij:

Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borxh Albinit dhe LVV, që rininë me ja u helmuar me drogë të Serbisë.

KQZ duhet ta diskutojë mundësinë, që të ja ndalojë veprimtarinë politike, organizatës kriminale LVV!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat