Gjykata e Tiranës merr vendim për Besnik Mujecin dhe katër të tjerët

Aktuale

Gjykata e Tiranës merr vendim për Besnik Mujecin dhe katër të tjerët

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:03
Besnik Mujeci

Gjykata penale e Tiranës cakton burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes.

Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat