Kurti takon kryesuesin e KGJK-së, Albert Zogaj – flasin për efikasitetin e gjyqësorit dhe veriun

Aktuale

Kurti takon kryesuesin e KGJK-së, Albert Zogaj – flasin për efikasitetin e gjyqësorit dhe veriun

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:44
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Në njoftim thuhet se temë e takimit ishin planifikimet e Këshillit Gjyqësor për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi dhe gjithashtu funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

“U dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, ndërkaq nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përveç kryesuesit, e pranishme ishte edhe anëtarja e KGjK-së, Drita Rexhaj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat