Presidentja Osmani sot viziton komunën e Klinës

Aktuale

Presidentja Osmani sot viziton komunën e Klinës

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 07:39
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë komunën e Klinës.

Aty do të takohet me institucionet komunale, me qytetarë, si dhe do të vizitojë  biznese e OJQ.

Në orën 12:00, Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Në orën 12:40, Presidentja Osmani dhe kryetari Elezaj do të deklarohen për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat