Kurti i mbledh ministrat në Kryeministri, pjesëmarrëse edhe Rozeta Hajdari

Aktuale

Kurti i mbledh ministrat në Kryeministri, pjesëmarrëse edhe Rozeta Hajdari

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 14:20 Përditësuar në ora: 15:22 më 18.08.2023
Foto ilustrim

Ministrja Hajdari del nga Qeveria, s’flet për media!

Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari ka zhvilluar një takim pasditen e sotme në objektin e Qeverisë së Republikës. Pas takimit, ajo nuk është deklaruar për media.

Kujtojmë se sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë reagimin e parë zyrtar pas arrestimit të dy zyrtarëve të saj.

Në reagim kërkohet që nga organet e rendit mos të cënohet asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore.

“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë erdhën Njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të Drejtorit të Departmentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.

Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cënojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i lut mediat që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës” thuhet në reagimin e MINT.

Kurti i mbledh ministrat në Kryeministri, pjesëmarrëse edhe Rozeta Hajdari

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar në Kryeministri. Media raporton se pjesëmarrëse është edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.  

Kjo mbledhje ndodh pas bastisjeve me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë dhe një afarist, që është raportuar të jetë i afërt me Kryeministrin Kurti.

Kurti është pyetur nga gazetarët për zhvillimet e sotme, por ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë deklarohet gjatë ditës.

MINT ka dalë me një komunikatë, ku thotë se mirëpret hetimet e Prokurorisë Speciale dhe se janë të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore është bërë sipas ligjit. Edhe më tutje, MINT akuzon mediat që raportuar për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore se kanë bërë “përpjekje për keqinformim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat