Haki Abazi: Pazaret e Qeverisë Kurti me Radojçiqin i kanë rrënjët thellë, shikojeni vetëm këtë vendim skandaloz

Aktuale

Haki Abazi: Pazaret e Qeverisë Kurti me Radojçiqin i kanë rrënjët thellë, shikojeni vetëm këtë vendim skandaloz

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:37
Haki Abazi

Haki Abazi ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me bastisjet dhe arrestimet në MINT.

Abazi ka thënë se korrupsioni dhe mashtrimet me paranë publike nga qeveritë e kaluara kanë qenë arsyet që qytetarët kanë votuar për ndryshim.

Por, sipas tij në Kosovë ka vetëm vazhdim të politikës së tillë.

Postimi i plotë:

Korrupcioni dhe mashtrimet me paranë publike nga qeveritë e kaluara kanë qenë arsyet që qytetarët kanë votuar për ndryshim.

Në vend të ndryshimit ka ndodhur vazhdimi. Ka ndodhur “çka ka e çka s’ka”. Kusari është bërë protagonistja kryesore e Kurtit për të bërë dosje për deputetët dhe ata që do të kërkonin me ngulm në realizimin e premtimeve për luftë kundër krimit dhe korrupcionit, për kapjen e manipuluesve dhe keqpërdoruesve të të mirave publike, për luftën për drejtësi, për kapjen e vrasësve dhe urdhërdhënësve për vrasjet politike.

Ndodhi e kundërta, modeli dhe praktika qeverisëse u bë vazhdim i të tjera partive. LVV u bë Klani i Ri me keqpërdorim të madh, rrethuar me njerëz të dëshmuar për të mos zgjedhur mjetin për të arritur qëllimet e veta. Laborator droge, doza ekstazie, lidhje me krimin e organizuar me rezervat shtetërore, keqpërdorim të lejeve e licencave, krimi farmaceutik, humbje mostrash, mosgjetje e përgjegjësve të vrasjeve…

Figurat e pastërta dhe të rëndësishme u larguan, përjashtuan e u anatemuan, aktivistët e devotshëm u lanë anash. Diskursit anti krim i ndryshoi drejtimi në luftën kundër “armiqëve të brendshëm”!

Vazhdoi loja e krimit politik, diskriminimit në baza ideologjike e provinciale dhe manipulimi me viktimat e reja të radhës! Manipulim me fëmijë!

Pazaret me Radojcicin e detyruan Kuvendin e Kosovës të shkoj në pushim të dhunshëm e të parakohshëm, Konjufca nuk lëshoi një zë të vetëm kur ja mbyllën tempullin e demokracisë.

Por pazaret me Radojcicin dhe krimin ekonomik i kanë rrënjët thellë. Shikoni vetëm këtë vendim skandaloz. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë me datë 24/05/2013 shfuqizon Udhëzimin Administrativ nr. 2005/22 duke hequr taksën rrugore prej 100 euro për maunet/ cisternat e naftës që hynë në Kosovë. Ky nuk skandal për 100 euro është dëmtim direkt i buxhetit të vendit prej të cilit vendim buxheti ka humbur me miliona euro. Skandali ka të bëjë me afatin kohorë të zbatimit duke lejuar që kompanitë importuese të përfshijnë koston prej 100 euro në koston e litrit për derivate që rrjedhimisht qytetarët kanë paguar atë kosto kur kanë blerë derivate dhe kjo shkon tutje sepse sipas raporteve importuesit janë kompensuar në mënyrë retroaktive nga buxheti i shtetit. D.m.th. operatorët/ naftarët janë paguar dy herë. Një herë nga xhepi direkt i qytetarit dhe herën tjetër nga arka e qytetarit me të cilën qeveritarët në këtë rast menaxhojnë përmes ministrisë.

Poashtu, në këtë kohë është edhe skandali për kontrollin e derivateve dhe konflikti i interesit që kompania e njejtë që kontrollon cilësinë e derivateve në Maqedoninë e Veriut e bënë kontrollin e dokumentit të vet në hyrje të mauneve në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat