Abrashi i quan “filma” arrestimet në MINT: E përmend zhdukjen e 2 mijë e 500 tonëve grurë vite më parë

Aktuale

Abrashi i quan “filma” arrestimet në MINT: E përmend zhdukjen e 2 mijë e 500 tonëve grurë vite më parë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:16
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka vazhduar skemën e mbrojtjes nga pushteti lidhur me aferën vaji e gruri dhe arrestimet e fundit.

Abrashi e ka përmendur zhdukjen e 2 mijë e 500 tonëve grurë në vitin 2019, duke i krahasuar me arrestimet e djeshme. Abrashi arrestimet e djeshme i ka quajtur filma.

Postimi:

Në vitin 2019 ishin zhdukur 2500 tonë grurë në vlerë prej 630 mijë eurosh nga Rezervat shtetërore. Prokurorisë iu deshtën 1 vit për të ndërmarrë diçka dhe atë dënim monetar prej 5 mijë eurosh. Në anë kohë qeveriste PAN. MINT-in drejtonte NISMA, kurse qeverinë AAK. Nuk mbahet në mend të kishte thirrje për dorëheqje të ministrit, audioincizime të zyrtarëve civil, apo fushata mediatike për "afera" me rezerva shtetëror.

Krahasojeni vet me filmat që bëhen sot pa pasur asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat