“E ka kontaktuar direkt ministrja Hajdari” – Avokati tregon në detaje rolin e Ridvan Muharremit në aferën e vajit dhe grurit

Aktuale

“E ka kontaktuar direkt ministrja Hajdari” – Avokati tregon në detaje rolin e Ridvan Muharremit në aferën e vajit dhe grurit

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:38
Mahmut Halimi

Pas mbarimit të seancës dëgjimore lidhur me paraburgimin, avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, e ka treguar në detaje rolin që e ka pasur klienti i tij rreth vajit dhe grurit në rezerva shtetërore.

Halimi ka thënë se Ridi ishte kontaktuar direkt nga ministrja Rozeta Hajdari, në mënyrë që t’ua gjejë ndonjë vend ku të blejnë vaj e grurë.

“Për klientin tim, për cilin e di se Ridvan Muharremi s’ka pasur asnjë pozitë në ministri, është kyçur në baza vullnetare sepse në kohën relevante kur kanë ndodhur ngjarjet, ka qenë koha pas agresionit rus në Ukrainë, dhe ka pasur mungesë të artikujve ushqimorë. Dhe Ministria e di se është përpjekur për të siguruar të mira materiale, ushqime për rezervat e shtetit. Rezervat kanë qenë 0 mjete dhe 0 materiale. Përmes një miku të tij i cili është shumë i njohur, biznesmen në Turqi i cili ka punuar plot 2 vite në Prishtina Mall, z.Ridvan në restaurantin e tij ka krijuar raporte miqësore, dhe iu ka lutur a mundet. Pasi nga Ministria e kanë thirrur dhe e kanë lutur ti je biznesmen, na ndihmo nëse mundesh me gjet dikund grurë sepse nuk kemi”, ka thënë Halimi.

“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”, ka thënë Halimi.

Madje, sipas avokatit, Ridvan Muharremi ka bërë vepër heroike për popullin duke mos përfituar as edhe një cent.

Ai ka thënë se është parim ndërkombëtar që kur malli blehet në distanca të largëta, atëherë një sasi edhe mund të humb.

“Nuk ka dështuar ai besim. Gjithsesi. Njerëzit, Kosova është e vogël. Sikru njerëzit e sinqertë, sikur ata që janë të pasigurt edhe mashtrues. Ka ardhë gruri aq sa e ka porosit. E përmenda në Porto Romano, nuk dihet çka ka ndodhur atje, dhe si i kanë hekur bllombat. Kur është shtruar tema se po mungojnë 52 tonë të grurit, sipas standardeve është një sasi që pranohet si sasi e humbjes në përqindje. Një sasi që humb, ndodh gjatë udhëtimit grurit teret, dhe humb në peshë”, deklaroi Mahmut Halimi.

Halimi ka paralajmëruar se do të përballet në gjykatë edhe me gazetarin Berat Buzhala që i publikoi incizimet e aferës vaji dhe gruri.

Sipas Halimit, Turqia vetëm për hatër të Kosovës dhe Ridvan Muharremit e kishte hequr embargon për grurë, duke lejuar sjelljen e tij në Kosovë.

“Atje është matur sasia, kualiteti, parametrat të cilat janë të nevojshëm, është vu bllomba dhe zotëria, shitësi i mallit jo 10 mijë tonë, po 10 mijë e 6 tonelata. 6 tonelata i ka dhënë falas për Kosovën. E ka thirru Ridvani auditorin e shtetit turk, po të shteti, që e ka konstatuar gjendjen edhe për sasinë, edhe për kualitetin dhe të gjitha parametrat që është dashur, dhe është bllokuar malli dhe është nisur për destinacion në Kosovë, përmes portit të Durrësit”, deklaroi Halimi.

“Është kthyer drejt në Prishtinë, dhe ka njoftuar në Ministri se malli vjen në Portin eDurrësit, dhe duhet dikund me shku me ba kontrollimin sidomos në momentin e heqjes së bllombave. Këta e kanë angazhuar shpediterin e Kosovës, doganën e Kosovës, tash funksionon Dogana jonë në Durrës, dhe ato procedura janë kryer mes tyre, Ridvani këtu e ka kryer misionin. Në shpenzime të vetat”, deklaroi avokati i Ridvan Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat