Operacioni “Goditja” në Prishtinë, bëhen kontrolle të rrepta ndaj të dyshuarve

Aktuale

Operacioni “Goditja” në Prishtinë, bëhen kontrolle të rrepta ndaj të dyshuarve

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 20:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Është dita e dhjetë që po mblidhen.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative, të Njësisë së Trafikut e njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë po zbatojnë operacionin “Goditja”.

Në sallën e takimeve, ata po marrin edhe instruksionet e fundit nga eprorët e tyre.

E me të përfunduar takimin, ata nisen drejt lokacioneve të caktuara.

Por, fillimisht po i kontrollojnë se a i kanë gati të gjitha pajisjet e nevojshme.

Me të arritur në lokacionin e caktuar, fillojnë edhe kontrollet e veturave.

Rezultatet e këtij operacioni, janë të menjëhershme.

Tek kjo veturë gjendet një armë e cila është pa leje të nevojshme.

Me këtë rast, specialët e Policisë arrestojnë të dyshuarin për të vazhduar me procedura ndaj tij.

Operacioni vazhdon edhe në pika tjera kontrolli, ku zyrtarët policorë janë të shpërndarë në gjithë qytetin e Prishtinës.

Edhe këtu, tek veturat e dyshimta bëhen kontrolle të detajuara nga pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Përpos kontrolleve, tek shoferët që shkaktojnë kundërvajtje shqiptohen edhe gjoba të ndryshme.

E për ecurinë e këtij operacioni, tregon drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani.

Ai thotë se tashmë i kanë intensifikuar veprimet e tyre për parandalimin e krimeve të ndryshme.

Operacioni “Goditja” ka nisur më 8 gusht pas disa vrasjeve që ndodhën në lokale të ndryshme në vendin tonë e ku deri më tash janë arrestuar 122 persona e janë konfiskuar 43 armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat