Deri në 4 orë pritje në Merdarë

Aktuale

Deri në 4 orë pritje në Merdarë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Pas përfundimit të pushimeve, shumica e bashkatdhetarëve ia kanë mësyer perëndimit për t’iu kthyer obligimeve të tyre atje.

Fluksi i madh i tyre që po dalin nga Kosova ka bërë që të ketë kolona të gjata, sidomos në Merdarë.

Pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në 4 orë, teksa kolona është e gjatë deri në 1.8 kilometra.

Pritje të theksuara ka edhe në Mutivodë, deri në 80 minuta dhe te pika kufitare “Dheu i Bardhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat