Zafa nuk ndalet: A është gati 12 katëshi, apo Kurti dhe 40 hajdutët e tij do të shkojnë në Dyz, derisa Dubrava të bëhet gati?

Aktuale

Zafa nuk ndalet: A është gati 12 katëshi, apo Kurti dhe 40 hajdutët e tij do të shkojnë në Dyz, derisa Dubrava të bëhet gati?

Nga: A.Zh Më: 20 gusht 2023 Në ora: 07:29
Zafir Berisha

Ish-deputeti nga Nisma, Zafir Berisha, ka reaguar edhe një herë për çështjen e rezervave shtetërore, për të cilat janë arrestuar dy zyrtarë dhe një biznesmen.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se “bashkë me 40 hajdutët” e tij, kanë “avulluar” 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka ironizuar se ata do të shkojnë në burgun e Dyzit, derisa të bëhet gati ai i Dubravës, përcjell Bota sot.

“A e di najkush, a është gati 12 katëshi, apo përkohësisht do të shkojnë në Dyz, derisa Dubrava të bëhet gati?

52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer, janë avulluar nga Albin Ali Baba dhe 40 hajdutët e tij.

Të gjitha këto hajni janë bërë nga rezervat shtetërore me një vendim të kundërligjshëm të Albin Kurtit alias Burdushit, i cili pas “bojlerave e filterave” vazhdon të tregojë përralla për të hipnotizuarit dhe trushpërlarët e tij, me teza fantastiko-shkencore, se si Prizreni dhe Tetova na paskan qenë një në qiell, mirëpo kur i ka zbrit zoti në tokë i paska ndrëa në dysh, me Bjeshkët e Sharrit në mes…”, ka shkruar Zafir Berisha.

Në lidhje me aferën e rezervave shtetërore janë arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe një pronar i një restoranti në Prishtinë.

Ata dyshohen për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i dhënies së ndihmës në kryerjen e kësaj vepre, sipas Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat