Anëtari i PSD-së i reagon Manxhukës: Kushtetuta s’ka rendësi sepse Albini është mbi Kushtetutën

Aktuale

Anëtari i PSD-së i reagon Manxhukës: Kushtetuta s’ka rendësi sepse Albini është mbi Kushtetutën

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:15
Azdren Shala

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, ka reaguar ndaj zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili tregoi për siç i quajti sikletin e opozitës. Manxhuka ka numëruar Vettingun, Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të cilin ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Për këtë, anëtari i PSD-së, ka thënë se nuk ka rëndësi se a janë antikushtetuese apo jo, por që është dëshirë e Kurtit.

Postimi i plotë i tij:

Dmth, me rendesi eshte cka don me bo Albini, e jo a jane apo jo keto iniciativa antikushtetuese, apo?

Cka jane ka na thone keta, eshte qe, Kushtetuta s’ka rendesi sepse Albini eshte mbi Kushtetuten.

Cka po doni argument me te mire qe ky pushtet eshte autoritar, dhe nuk po ju mjafton, po e duan regjim totalitar.

More zhugana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat