​Reagon Lista Serbe për arrestimin e Virijeviç dhe i quan arrestimet të montuara politikisht

Aktuale

​Reagon Lista Serbe për arrestimin e Virijeviç dhe i quan arrestimet të montuara politikisht

Nga: F.B Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:59
Goran Rakiq

Lista Serbe ka regjur përmes një kumtese lidhur me arrestimin e një serbi në Leposaviç duke theksuar se “me procedurë të montuar edhe motivuar politikisht pa asnjë bazë” iu ka caktuar mbajtje prej 30 ditëve babës së tre fëmijëve nga Leposaviqi Nebojsha Virijeviçm shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Si dihet arrestimi i këtij personi erdhi pas paraqitjes së kërcënimit nga zëvendësministri i ministrit Rashiq, ndërsa veprimet e Policisë ishin të menjëhershme dhe parandaluese duke ia caktuar 30 ditë paraburgim nga rreziku i përsëritjes së veprimeve kërcënuese.

"Është e turpshme heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në proceset e montuara gjyqësore politike pa asnjë argument, serbë të ndershëm arrestohen edhe paraburgosen, gjë që flet për aksione kundër serbe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar” thotë LS.

Si thuhet “qëllimi i këtyre veprimeve është që serbët me çdo çmim të detyrohen të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa njësitet speciale të mbeten në veri dhe të matretojnë qytetarët tanë dhe vëllezërit tanë pa fakte të mbeten në burgjet e Prishtinës”.

LS do jetë afër me familjen e Virijeviç dhe “me të gjitha familjet tjera serbe që janë nën goditjen e regjimit të Kurtit për shkak të synimit dhe dëshirës që të mbeten në të vetën dhe të ruajnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat