Sallahu: Në kontratën për grurin nuk ka asnjë përgjegjësi penale, Prokuroria Speciale do hakmarrje

Aktuale

Sallahu: Në kontratën për grurin nuk ka asnjë përgjegjësi penale, Prokuroria Speciale do hakmarrje

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:31
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu thotë se kontrata e nënshkruar mes MINT-it dhe operatorëve turk e polakë për rezervat shtetërore, është çështje e karakterit civil.

“Kur lidhet një kontrate me element te huaj, ne mes shtetit dhe nje operatori ekonomik nderkombetar, ne te cilen percaktohet sakte sasia e mallit qe do te vie, çmimi dhe pagesa dhe pavaresisht mosardhjes se mallit ose ardhjes se kufizuar te saj ne Kosove, nuk mund te kete karakter tjeter pervecse civil”, ka shkruar Sallahu.

Sipas tij, zgjidhja e kontestit civil determinon nëse ka vepër penale apo jo.

Zv/ministrit tutje thotë se në kontratën për grurin nuk ka asnjë përgjegjësi penale.

Pra, realizimi i kontrates bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontrates nga operatori ekonomik ne teresi nuk perben veper penale por baze te  mjaftueshme per realizim te demshperbimit ne gjykate”, ka shkruar ai.

Madje Sallahu pretendon se Prokuroria Speciale mund të ketë ambicie të hakmarrjes ndaj pushtetit.

“Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale. Edhe njehere, e njejta “prokurori speciale” e ka bere kete veprim. Prandaj, eshte keqperdorim i mekanizmave ligjor per hakmarrje,  e asgje me shume!”, ka shkruar Sallahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat