Gruda: Ngutia e pushtetit për t’i komentuar hetimet zbulojnë ankthin që kanë për aferën e grurit dhe vajit

Aktuale

Gruda: Ngutia e pushtetit për t’i komentuar hetimet zbulojnë ankthin që kanë për aferën e grurit dhe vajit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:30
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ashpërsia dhe ngutia e pushtetit për të komentuar hetimet e prokurorisë zbulojnë ankthin e madh që sipas tij e kanë për zbulimin e të vërtetës së aferës së grurit dhe vajit.

Sipas Grudës, nëse pushteti do të ishte i pastë, do të thoshte që s’ka asgjë për të fshehur.

“Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit”, tha Gruda.

Kujtojmë se të premten janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe biznesmeni dhe pronari i “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi.

Pas arrestimit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, sulmoi sistemin e drejtësisë, ndërsa KPK-ja reagoi duke i bërë thirrje atij që t’i ndal linçimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat