Bleron Baraliu jep një parashikim të ‘keq’ për opozitën – zbulon matjet e fundit: Ja sa është fuqia elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Bleron Baraliu jep një parashikim të ‘keq’ për opozitën – zbulon matjet e fundit: Ja sa është fuqia elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:08
Analisti Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku në një postim në Facebook tha se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ketë epërsi elektorale diku rreth 50 përqind.

Me këtë rast, ai kritikoi ashpër opozitën, derisa ia ‘rikujtoi’ se “mezi mbi prag” janë.

“Në matjet e fundit VV duket se vazhdon të ruaj dominancën elektorale me rreth 45-50%... Por partitë tjera anësore (nuk mund të themi më opozitare, se nuk ka opozitbërje) po kujtojnë që gjithsesi janë rritë e po bjen Albini.  More mezi mbi prag jeni, hej!!!” – shkroi ndër të tjera Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në matjet e fundit VV duket se vazhdon të ruaj dominancën elektorale me rreth 45-50%... Por partitë tjera anësore (nuk mund të themi më opozitare, se nuk ka opozitbërje) po kujtojnë që gjithsesi janë rritë e po bjen Albini.  More mezi mbi prag jeni, hej!!!

Havera, Albinin është lehtë me mujtë: veç mbështeteni pa rezerva aty ku e ka mirë dhe drejtë, psh në raport me sërbinë dhe 'çlirimin' e veriut, dhe kritikojeni vetëm aty ku nuk ka rezultate, si arsim, shëndetësi, kulturë, investime kapitale etj.  Leni pallavrat e mediave të orkestruara pro-vuc*c, se nuk i ha ato fore njerëzia.  Veç jeni tuj e rritë.

p.s. jam i brengosur që po e qoni vendin drejt monizmit me këso politika impotente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat