Nuk u ftua nga Athina, Bytyçi “thumbon” Ramën: Ja çka do të humb “monarku” ynë nga kjo ngjarje

Aktuale

Nuk u ftua nga Athina, Bytyçi “thumbon” Ramën: Ja çka do të humb “monarku” ynë nga kjo ngjarje

Nga: M.L. Më: 21 gusht 2023 Në ora: 11:36
Edi Rama

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi e ka komentuar faktin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk e ka ftuar kryeministrin Edi Rma në darkën informale me rastin e 20 vjetorit të deklaratës së Samitit të Selanikut në Athinë.

Bytyçi ka ironizuar me Ramën duke thënë se përveç që s’do të mund ta përqafojë znj. Ursula von der Leyen, nuk do të ketë as mundësi t’i qaset në mënyrën e tij presidentit ukrainas.

Fat i keq për kryeministrin e Shqipërisë. Sot ai nuk është ftuar në një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të deklaratës së Samitit të Selanikut, darkë që do të shtrohet në Athinë nga kryeministri grek, Micotaqis.

Po të ishte i pranishëm kryeministri ynë do të kishte rastin ta përqafonte Ursula von der Leyen, njësoj siç përqafon Melonin e Italisë. Megjithatë ai nuk e vuan aq këtë fakt, sa vuan për pamundësinë e tij për t’iu qasur në mënyrën e tij presidentit ukrainas”, shkruan Bytyçi.

Sipas tij, më shumë se sa për mos përfaqësimin e Shqipërisë, Rama shqetësohet se s’do të mund të bëjë spektakël për vëmendje.

“Pra, mosprania e kryeministrit shqiptar në këtë event nuk sjell ndonjë shqetësim te monarku ynë për atë se vendi nuk përfaqësohet aty. Sjell shqetësim, sepse monarku nuk ka shansin të bëjë shoun e radhës për të tërheq vëmendjen e shqiptarëve nga vjedhjet dhe krimet e paimagjinueshme të qeverisë që ai drejton, komandon, sundon e dhunon. Ndoshta do të kishte rastin të bënte edhe ndonjë rol shoumani me kryeministrin e Kosovës, kësaj radhe duke ia zhubravitur flokët ose kap për veshi a per ….!

Qoftë dhe për këtë duhet vlerësuar sakrifica e Fredi Bejlerit!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat