Szunyog: Zgjedhjet në veri, sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës

Aktuale

Szunyog: Zgjedhjet në veri, sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 17:55
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.

Ambasadori i BE-së ka ritheksuar se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe me pjesëmarrjen e plotë e të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

“Diskutuam zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi.

Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat