Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Po e shkel ligjin

Aktuale

Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Po e shkel ligjin

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:38
Jehona Lushaku – Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se LDK-ja kërkon që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të dorëhiqet pas situatës së fundit të krijuar me tekstet shkollore.

Lushaku – Sadriu tha se LDK-ja e do dorëheqjen e Nagavcit edhe për shkeljet sistematike të ligjeve, Kushtetutës dhe anarkisë së krijuar në arsim.

“Një ministre dhe një qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën, prandaj ikja e saj do të duhej të bëhej menjëherë”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se situata e krijuar së fundit po ndodhë për herë të parë në historinë e Kosovës, ku fëmijët po mbesin pa tekste shkollore.

“Sigurimi i teksteve shkollore dhe shpërndarja e tyre falas për nxënësit e nivelit të parë dhe të dytë është e paraparë me ligjin në fuqi, më saktë me Ligjin për Arsimin Parauniversitar.  Përveç paaftësisë së qeverisë për menaxhimin e kësaj situate, kjo qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë duke i ngarkuar prindërit dhe duke shkelur ligjin në fuqi”, Lushaku – Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat