LDK i reagon VV-së për doganën: Ky “rekord” është rezultat i dy rekordeve të zeza për ekonominë e vendit

Aktuale

LDK i reagon VV-së për doganën: Ky “rekord” është rezultat i dy rekordeve të zeza për ekonominë e vendit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:55
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje për një grafikë në lidhje me punën e Doganës së Kosovës, ku këta të fundit thanë se veriu nuk po furnizon më vendin me mallra të padoganuara.

Rukiqi thotë se ata po mundohen të manipulojnë sërish duke e lidhur me veriun, dhe siç tha ai, duke i dhënë merita vetes.

Sipas tij, ky është rezultat i dy rekordeve të zeza për ekonominë e vendit.

“1. Rritjes rekorde te deficitit tregtar 2. Rritjes rekorde te normes se inflacionit”, shkroi Rukiqi, në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat