Vuçiq tregon çfarë ndodhi brenda Samitit: Kovachevski i reagoi ashpër Kurtit

Aktuale

Vuçiq tregon çfarë ndodhi brenda Samitit: Kovachevski i reagoi ashpër Kurtit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:58
Aleksander Vuciq

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, që ishte pjesë e darkës joformale në Athinë, ka folur për ato që, sipas tij, janë thënë e kanë ndodhur gjatë takimit me liderët e Ballkanit Përendimor, zyrtarëve evropianë dhe liderë të tjerë, si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që po ashtu ishte i pranishëm.

Vuçiq ka thënë se gjatë darkës, Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Kovachevski, ishte i ashpër me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për shkak të vizitës së tij – e konsideruar jozyrtare nga qeveria maqedonase – në Tetovë, javën e kaluar.

Sipas presidentit serb, reagimi i Kovachevskit ndaj Kurti ishte “surprizues” për disa prej pjesëmarrësve në darkë.

Vuciq thotë të ketë folur me kryeministrin Kovachevski dhe t’i ketë thënë “maqedonasit janë vëllëzërit tanë”.

Sipas Presidentit serb, Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka mbajtur një fjalim kuptimplotë në darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat