Arrestohen dy zyrtarë të komunës së Suharekës, dyshohen për këtë vepër

Aktuale

Arrestohen dy zyrtarë të komunës së Suharekës, dyshohen për këtë vepër

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dy zyrtarë të Komunës së Suharekës, me inicialet E.Sh respektivisht B.K, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim dhe mashtrim me zyrtar publik.

Të njëjtit në cilësi të personave zyrtarë kane qenë të angazhuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontrate e cila kapte shifrën e dhjetëra mijëra eurove dhe kishte të bënte me ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022.

Megjithatë eksperët kanë konstatuar se kontrata nuk është realizuar ashtu siç ka qenë e paraparë.

“Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar”, ka njoftuar policia.

Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë

Krimet ekonomike të Policisë arrestojnë dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik”

Prishtinë, më 22 gusht 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Sektori për Hetime Financiare pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me datë 22.08.2023 ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale (E.SH dhe B.K.) për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.

Të njëjtit në cilësi të personave zyrtar kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro.

Pas daljes së prokurorit në vend ngjarje dhe eksperteve kompetent dhe verifikimit të gjendjes faktike, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë.

Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar.

Lidhur me rastin janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur me iniciale në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas përfundimit, sigurimit të provave dhe dëshmive me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat