Nën “shoqërinë” e flamurit grek, Kurti shpërndan një mesazh frymëzimi për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Aktuale

Nën “shoqërinë” e flamurit grek, Kurti shpërndan një mesazh frymëzimi për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 19:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të hënën dhe të martën ka qëndruar në Greqi, ku mori pjesë në një darkë joformale me liderë të Ballkanit Perëndimor, për të shënuar 20 vjetorin e Samitit të Selanikut.

Së fundmi, shefi i ekzekutivit ka postuar një fotografi nga Selaniku, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një mesazh reflektimi për, siç tha ai, rrugëtimin që ka bërë Kosova drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

“Derisa po qëndroj këtu, 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet rrugëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqe dhe demokraci”, ka shkruar Kurti, në platformën “X”.

“Derisa Evropa është aktualisht dëshmitare e një lufte, kjo po më rikujton edhe njëherë se uniteti dhe përfshirja në BE është e vetmja rrugë përpara”, shkroi tutje.

Kryeministri Kurti mori pjesë në këtë event në Athinë, me ftesë të homologut të tij kroat, Kyriakos Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat