Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj: Prona e shtetit nuk është “bahçja e babës”

Aktuale

Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj: Prona e shtetit nuk është “bahçja e babës”

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:32
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

Me anë të një video-adresimi nga Rugova, Peci ka reaguar lidhur me ndërtimin e 25 vilave në Stankaj të Pejës në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës.

Ai ka deklaruar se pavarësisht veprimeve të ndërmarra administrative, pritja për ndërmarrjen e masave nuk është realizuar.

Peci iu ka bërë thirrje mekanizmave që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet.

“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncimin publik për njërin nga rasteve më abuzive dhe më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin  e 24 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë”.

“Si Ministri, përkundër që kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga Prokuroria e Shtetit. Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanzimat ekzekutiv dhe instancat shtetërore që ky vendim që ka baza ligjore të implementohet ditëve në vijim”, është shprehur Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat