Haxhiu për vdekjen në Psikiatri: Pse i janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme pacientit psikiatrik?

Aktuale

Haxhiu për vdekjen në Psikiatri: Pse i janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme pacientit psikiatrik?

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:44
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes në klinikën e Psikiatrisë në QKUK, ku një person vdiq pas zjarrit që e shkaktoi vetë në një dhomë të tipit mbyllur dhe lëndime pësuan stafi mjekësor së bashku me një pacient tjetër.

Haxhiu e ka quajtur këtë, paaftësi në kujdesin ndaj klientëve dhe menaxhimin shëndetësor.

“Dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë té tjera”, ka shkruar ai.

Tutje Haxhiu ka pyetur se pse i janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme pacientit psikiatrik.

“A është dashur të largohen ato mjete, të kontrollohen hapësirat dhe pacientët për mbajtje të mjeteve të rrezikshme?”, ka pyetur tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat