​Ambasada italiane në Prishtinë ndriçohet me ngjyrat flamurit të Ukrainës

Aktuale

​Ambasada italiane në Prishtinë ndriçohet me ngjyrat flamurit të Ukrainës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Ndërtesa e Ambasadës së Italisë në Prishtinë është ndriçuar verdhë dhe kaltër, në shenjë nderimi për popullin ukrainas.

Kjo është bërë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

“Në prag të Ditës Kombëtare të Ukrainës, në koordinim me partnerët tanë #Quint & #BE, ndërtesa e Ambasadës sonë në #Prishtinë shkëlqen në të verdhë dhe kaltër, duke nderuar ukrainasit trima që mbrojnë pavarësinë dhe të ardhmen e tyre

#StandWithUkraine #SlavaUkraini”, ka shkruar ambasada e Italisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat