Këta janë dy zyrtarët e Vetëvendosjes që ftohen nga Prokuroria Speciale

Aktuale

Këta janë dy zyrtarët e Vetëvendosjes që ftohen nga Prokuroria Speciale

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 16:14
Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale që nesër të intervistohet. E njejta ftesë i është bërë edhe aktivistit të VV-së, Egzon Azemit.

Sipas, dy aktivistëve ky veprim i Prokurorisë ka ardhur si rezultat i reagimeve të tyre publike pas lirimit të serbit Dejan Pantiq.

Në lidhje me këtë Manxhuka ka thënë se “kjo është përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë”.

E ndërkaq, Azemi është shprehur se “kjo Prokurori është e kapur fund e krye”.

“Nga një postim i imi demek qenka ndjerë i kërcënuar ndonjë prokuror apo gjyqtar. Dhe pse s’kishe lidhje më të  Unë nuk kërcënoj. As nuk nxis. Unë vetëm kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj drejtësi. Të plotë. Jo selektive. Dhe njësoj do vazhdoj. Kjo Prokurori që është e kapur thuajse fund e krye, saherë shkruaj diçka rreth tyre e gjejnë një vegzë e ngrisin një rast.  Herë për protestat e 2015-16 e këtë herë për një reagim në facebook. Po, nesër do të shkoj veç të ju them që ne as nuk kërcënojmë e as nuk frikësohemi”, ka deklaruar Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat