Opozita reagon ashpër ndaj akuzave të Albulena Haxhiut për Prokurorinë

Aktuale

Opozita reagon ashpër ndaj akuzave të Albulena Haxhiut për Prokurorinë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:26
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka hedhur dyshime mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka shkruar Haxhiu.

Pas kësaj kanë reguar eksponentë të partive opozitare në Kosovë, duke i kundërshtuar ashpër akuzat e ministres Haxhiu.

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cilësoi “Neveritëse. Shqetësuese. Totalitare”, deklaratat e Haxhiut kundër Prokurorisë.

“Si duket Ministrja e Drejtësisë nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mbanë përkohësisht”, ka thënë ajo.

Kurse Bekë Berisha, nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), në Facebook ka shkruajtur “Qeveria kundër prokurorisë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat