Çitaku reagon sërish: Për kënd punon kjo Qeveri që po e shpopullon Kosovën nga profesionistët?

Aktuale

Çitaku reagon sërish: Për kënd punon kjo Qeveri që po e shpopullon Kosovën nga profesionistët?

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 18:05
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë një reagim të dytë – lidhur me pyetjet që bëri më herët ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha për kë po punon Prokuroria Speciale.

Tash Çitaku ka pytur për kënd punon Qeveria, derisa ka shtuar edhe një varg pyetjesh të tjera.

“A jetojnë sot mësuesit më mirë se para 3 vitesh? A jetojnë sot infermierët më mirë se para 3 vitesh? A jetojnë sot minatorët më mirë se para 3 vitesh? A jetojnë sot fermerët më mirë se para 3 vitesh? A jetojnë sot studentët më mirë se para 3 vitesh?

“Për kënd punon kjo Qeveri që po e shpopullon Kosovën nga profesionistët, që po e thyen çdo shpresë e po shuan çdo ambicie”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat