Krasniqi: Qeveria e shtyu regjistrimin e popullsisë pasi e ka humbur kontrollin në veri

Aktuale

Krasniqi: Qeveria e shtyu regjistrimin e popullsisë pasi e ka humbur kontrollin në veri

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 18:07
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se dështimi i qeverisë për të filluar regjistrimin e popullsisë e rikonfirmon edhe një herë paaftësinë për veprim në të gjithë sektorët e shtetit.

Krasniqi tha se një nga arsyet pse po shtyhet regjistrimi i popullsisë nga 1 shtatori për në 1 nëntor është se “qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit”, andaj sipas tij, ekzekutivi nuk është i aftë që t’i regjistrojë qytetarët në atë pjesë të vendit, teksa listoi edhe disa arsye të tjera.

“Emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësaj qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë”.

“Katrahura që e ka kapluar Agjencionin e Statistikave të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi i bëri thirrje qeverisë që të ndaloj, sipas tij, shkatërrimin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës përmes ndërhyrjeve dhe trysnisë së përditshme politike.

“Pa statistika s’ka planifikim. Pa planifikim s’ka progres! Por, fatkeqësisht, ne kemi një Qeveri që punon edhe pa plan edhe pa program”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat