Ukshini: Strukturat paralele po kthehen prapë në skenë, BE-ja e ka humbur kredibilitetin

Aktuale

Ukshini: Strukturat paralele po kthehen prapë në skenë, BE-ja e ka humbur kredibilitetin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 00:17
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është dakorduar që të shuhen strukturat paralele, por pavarësisht kësaj, ai tha se ato tash po kthehen në skenë përsëri.

Syla tha se kjo tregon që vetëm ka ndryshuar forma e veprimit të Serbisë, pasi sipas tij, qëllimet e saj janë të njëjta.

“Një BE që për 12 vite s’ka arritur të adresojë asgjë në këtë dialog, edhe kur ballafaqohet edhe me destruksionin e Serbisë ose me kërcënimet e ministrit të Mbrojtjes atje karshi Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut e japin disa deklarata sikur me qenë të syrgjynosur, mendoj që kredibiliteti i BE-së është shumë i diskutueshëm dhe në momentin që ka reaguar ambasada amerikane, këta bashkohen si kor”, tha Ukshini në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kosova s’e ka luksin të konfrontohet me BE-në, por tha se BE-ja e ka humbur kredibiltetin, pasi tash e 12 vjet po diskutohet  për dialog teknik.

“Kjo na sjell në situatën se për të gjitha problemet që kanë qenë në Ballkan, ShBA-ja ka qenë determinues”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat