Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

Aktuale

Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë deri 100 euro tatim të gjithë banorëve të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti, i cili ka thënë se vendimi në Kuvendin Komunal është marrë me shumicë votash.

“Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, ka njoftuar Ajeti.

Ndërkohë, sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme si dhe ka kërkuar masën e sigurisë.

Ndaj kësaj ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur të kotë dërgimin e Ligjit në Kushtetuese për faktin se i njëjti ligj tashmë është në fuqi derisa komunat kanë kohë deri më 15 shator të vendosin nëse do t’ua falin ose jo deri 100 euro tatim qytetarëve.

Probleme në funksionim të platformës ‘e-Kosova’ pak orë pas hapjes për subvencionim të teksteve shkollore

Read more

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat