Ganimete Musliu me akuza: Albin Kurti po del të jetë kryehajni i Kosovës, ja ku e ka vendin

Aktuale

Ganimete Musliu me akuza: Albin Kurti po del të jetë kryehajni i Kosovës, ja ku e ka vendin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:14
Albin Kurti dhe Ganimete Musliu

Deputetja më e zëshme e PDK-së i ka dhënë epitete të rënda kryeministrit të Kosovës. Ganimete Musliu ka thënë se Albin Kurti është kryehajni i Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se ai dhe kolegët e korruptuar të Kurtit e kanë vendin në burg.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Kurti është kryehajni i Kosovës.

Sipas saj, ai dhe të korruptuarit tjerë në qeveri e kanë vendin në burg.

Deputetja e PDK ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit duhet ta intervistojë edhe shefin e ekzekutivit kosovarë.

Ajo ka vlerësuar se mbrojtja që Kurti iu ka bërë aferave që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore ka qenë skandaloze.

Aferat që janë publike, sipas Musliut, janë vetëm maja e ajsbergut.

Në një intervistë të gjatë, Musliu ka folur edhe për hetimin parlamentar që do të bëhet ndaj Dejona Mihalit, opozitarizimin e PDK-së dhe ndryshimet që i duhen opozitës në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat