Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “Solution25”

Aktuale

Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “Solution25”

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot gjatë pasdites kompaninë “Solution25” me pronarë dy vëllezërit, Besar dhe Besnik Bilalli.

E hapur në vitin 2017, “Solution25” ofron një varg shërbimesh në fushën e teknologjisë së informacionit, me theks te tregtia Online (e-commerce) dhe programim. Ajo sot ka rreth 50 punëtorë, prej të cilëve 11 janë angazhuar përmes platformës së dizajnuar dhe financuar nga ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, SuperPuna. Bashkëpunojnë me kompani të ndryshme e të mëdha ndërkombëtare dhe kanë mbi 200 projekte të përfunduara në portofolio.

Potenciali i Kosovës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit është i jashtëzakonshëm. Me fokusin e Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synojmë që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë.

Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropë në zhvillim për numrin e studentëve në fushën e TI për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike. Janë mbi 1500 kompani në këtë sektor. Mbi 78% e tyre eksportojnë shërbime. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021.

Duke i dëshiruar suksese pronarëve dhe punëtorëve, kryeministri i falënderoi të gjithë për mikpritjen dhe për punën që po e bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat