Videomesazhet e ministrave të Kurtit, avokati Bajraktari: Tendencë për të sulmuar sistemin prokurorial

Aktuale

Videomesazhet e ministrave të Kurtit, avokati Bajraktari: Tendencë për të sulmuar sistemin prokurorial

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:07
Ardian Bajraktari

Avokati, Ardian Bajraktari, ka komentuar videomeszhaet e ministrave të kryeministri, Albin Kurti, ku drejtohen kritikat ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Duke komentuar videomesazhin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku ka thënë se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Komunën e Vushtrrisë të një person fizik.

Sipas saj, kjo pronë i takon ministrisë që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve. Bajraktari ka theksuar se këto video tregon një tendencë sulmi nga ana e pushtetit ndaj sistemit prokurial.

“Nuk jam në rrjedha të detajeve të procesit. Bëhet fjalë për një proces që u bë vitin e kaluar. Jam në pikëpyetje pse tash ndodhi kjo video kur rasti në dijenin time është mbyllur vitin e kaluar dhe kjo tregon një tendencë të një sulmi qoftë të koordinuar apo çfarëdo qoftë të ndaj sistemin prokurorial. Sistemi i drejtësisë nuk duhet as për sulme të pushtetit e as për mbrojtje të opozitës, le ta lëmë të bëjë punën e vet”, ka thënë Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat