E përjashtojnë nga PDK-ja se bashkëpunonte me ta, pak pas përjashtimit takohet me zyrtarë të VV-së

Aktuale

E përjashtojnë nga PDK-ja se bashkëpunonte me ta, pak pas përjashtimit takohet me zyrtarë të VV-së

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:37
Bajram Isufi i përjashtuar nga PDK-ja

Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit  së bashku me dy të tjerë – të gjithë zyrtarë në këtë komunë – janë përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovë, pasi të njëjtit sipas partisë opozitare, kanë shkelur vendimin e Këshillit Drejtues për të pezulluar çdo komunikim zyrtar dhe bashkëpunim me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Përjashtimi nga PDK-ja nuk ka bërë që Isufi të mos takohet më zyrtarë të VV-së, por, përkundrazi.

I njëjti vetëm pak kohë përjashtimit të tij është takuar me Armend Musajn nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe drejtorin e bujqësisë të Komunës së Kamenicës, Shpend Morinën.

Ky takim sipas tij, ishte takim koordinues për trajtimin e qenëve endacak.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate të këtij fenomeni shqetësues. Nga ky takim është bërë edhe një agjendë e përbashkët në mënyrë që të konkretizohen idetë dhe projektet tona në interes të qytetarëve”, ka shkruar Isufi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat