Senatori zviceran: Zgjedhjet e reja japin zgjidhje vetëm nëse Vuçiç nuk përzihet

Aktuale

Senatori zviceran: Zgjedhjet e reja japin zgjidhje vetëm nëse Vuçiç nuk përzihet

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:52
Carlo Sommaruga

Në në një intervistë senatori zviceran, Carlo Sommaruga, deklaroi se nuk e kupton Bashkimin Evropian në raport me Kosovën, së paku në një pikë.

Ai tha se BE-ja në Ukrainë kërkon të mbrohet integriteti i atij vendi nga agresioni rus, por nuk trajtohet njësoj qasja e Serbisë ndaj Kosovës. Ai foli edhe për qeverisjen e kryeministrit Kurti.

Erdhi në Prishtinë për një vizitë 6 orëshe. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ritheksoi qëndrimet mbi situatën politike në Kosovë. Senatori zviceran, Carlo Sommaruga, foli për zgjedhjet e reja në veri të vendit, masat e BE-së ndaj Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të  lehtësuar nga Brukseli.

“Kurti e di saktë çka do, ka përshtypje të qartë për të ardhmen, synimi i tij është  natyrisht ta ruajë sovranitetin e vendit dhe ta integrojë Kosovën përmes proceseve demokratike, dhe kjo është ajo çfarë ne mbështesim, dhe ne mendojmë se këto parime të Kurtit nuk po kuptohen mjaftueshëm në qarqet e BE-së, për këto gjëra po flas unë edhe në Zvicër”, tha Carlo Sommaruga- senator zviceran.

Senatori zviceran, Sommaruga, në jo pak raste ka  kundërshtuar qëndrimin e BE-se ndaj Kosovës dhe trajtimin e pabarabartë karshi Serbisë.

“Kosova është në situatë të vështirë në raport me politikën e jashtme, ka presion nga Bashkimi Evropian, ka presin nga SHBA-të, por  Zvicra është vetëm për dialog të drejtë, Zvicra e ka qëndrimin e qartë në raport me Kosovën, por mendoj se kryeministri Kurti do ta menaxhojë situatën e shtensionimit dhe zgjedhjet e reja mund të prodhojnë zgjidhje vetëm nëse Vuçiq nuk përzihet dhe nuk krijon kaos përsëri në veri të Kosovës”, është shprehur senator zviceran.

Sommaruga thotë Ballkani rrezikohet nga ndikimi rus dhe BE duhet ta ndalojë këtë.

“Diçka që nuk e kuptoj në BE si integriteti i Ukrainës duhet të mbrohet, e këtu shohim që influenca e Serbisë në Kosovë nuk  trajtohet në të njëjtën qasje. Pra shohim këtu dy qasje të ndryshme politike për të njëjtin problem. Mendoj se nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën, por i tërë Ballkani rrezikon nga ndikimi rus”, thotë Carlo Sommaruga.

Ai po ashtu komentoi  gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë. Tha se derisa drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj, të akuzuarit janë të pafajshëm. Ndërkohë, për ish senatorin Dick Marty, të cilin  thotë se e njeh shumë mirë, u shpreh se nuk ka pasur asgjë kundër askujt. Deklaroi se ai  vetëm ka dashur ta zbulojë të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat