Subvencionimi për tekste shkollore, shfaqen probleme në platformën “E-Kosova”

Aktuale

Subvencionimi për tekste shkollore, shfaqen probleme në platformën “E-Kosova”

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 21:18
Ilustrim

Shtatori po afron, e nxënës të shumtë pritet të nisin vitin e ri shkollor. E barra më e madhe këto ditë ka rënë mbi prindërit të cilët kanë hallin se si fëmijët e tyre do të sigurojnë librat shkollorë.

Ndonëse këtë vit furnizimi nuk do të jetë i njëjtë sikurse vitet paraprake, këtë herë ata obligohen që blerjen e teksteve shkollore ta bëjnë vetë, pas së cilës presin zotimin e Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e të hollave.

Ndërsa një qytetar po mendon ndryshe.

I kujdesshëm për nxënësit e shkollës që edhe e drejton u tregua, Nazif Jashari.

Ai u mundua të sigurojë librat shkollore qysh në muajin qershor, mirëpo prapë po ballafaqohet me një problem.

“Ne qysh në qershor i kemi mbledhë librat për nxënësit e klasave 6-9, dhe i kanë të gjithë kujdestarët e klasave… mirëpo e kemi vetëm një problem tek klasa e gjastë që tash na vin sepse vitin e kaluar i kemi pasë 40 nxënës ndërsa tashmë i kemi 65, pra jemi 25 më shumë që duhet me i siguru edhe 25 palë tjera”, tha Nazif Jashari, drejtori në SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë.

Megjithatë, thirrjet për aplikim u bënë, mirëpo platform E- Kosova ishte shumicën e kohës jashtë funksionale.

Ani pse ministria e Arsimit njoftoi se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, dhe nga 30 euro për nxënësit e klasave 6-9, këto mjete nga SBAShk-u po konsiderohen të pa mjaftueshme.

“Edhe e dëgjuam dje Ministrin e Arsimit se kishte bërë një subvencionim të mjeteve për tekstet mësimore, librat dhe mjete të tjera mësimore që ishte në shumën prej 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa plus 30 euro për ata që janë nga klasa e gjashtë deri në klasën e nënte. Duke pasur parasysh që librat me pakicë tani natyrisht që ka mundësi që shtëpitë botuese dhe librarit t’i ngrisin çmimet. Ne akoma nuk e dimë saktë se sa do të kushtoj një libër, ende nuk e dimë saktë se a do të jenë të mjaftueshme ajo shumë apo jo”, tha Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut.

Gjatë së hënës, SBAShK-u do të takohet me antarësinë sindikale komunale, takim ky i thirrur pas zhvillimeve në sektorin e Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat