Balaj nga Këshilli i Prindërve optimist: Për 3-4 ditë gjithçka do të jetë në rregull me librat

Aktuale

Balaj nga Këshilli i Prindërve optimist: Për 3-4 ditë gjithçka do të jetë në rregull me librat

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:39
Enver Balaj

Enver Balaj, Sekretar i Këshillit të Prindërve ka bërë ftesë që të mos bëhet panik për furnizimin e nxënësve me libra.

Ai ka thënë në Edicionin Special në Klan Kosova se për më pak se një javë gjithçka do të jetë në rregull.

“Për 3-4 ditë gjithçka do të rregullohet. Besoj që të hollat do të kalojnë tek aplikantët. Edhe po të zgjatet 3-4 ditë nuk është problem. Edhe më herët shpërndarja nuk është bërë para 3-4 shtatorit”.

Ai ka thënë se situata e krijuar nuk duhet të ndikojë në mosfillimin e vitit shkollor në kohë.

“Libra ka të mjaftueshëm sepse libraritë janë përgatitur për tenderim. Shtëpitë botuese kanë stoqe dhe të janë të përgatitura për shitjen e librave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat