Diplomati Murati i drejton një pyetje qeverisë në Tiranë: A është ky sekreti i fshehtë me armikun më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë?

Aktuale

Diplomati Murati i drejton një pyetje qeverisë në Tiranë: A është ky sekreti i fshehtë me armikun më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë?

Nga: A.Zh Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:40
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, i ka drejtuar Qeverisë së Shqipërisë një pyetje, lidhur me akademikët e patriotizmit qeveritarë, se pse ata nuk e mbrojtën kurrë çështjen shqiptare dhe Kosovën kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka pyetur se pse ata nuk guxuan kurrë të flasin dhe të mbrojnë Shqipërinë dhe Kosovës kundër armikut më të madh të shqiptarëve, Rusisë, gjatë 32 viteve, përcjell Bota sot.

Murati hedh dyshimet për sekret të fshehtë të tyre me armiqtë e shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Muratit, i publikuar në Facebook:

Një pyetje qeverisë së Shqipërisë

Si shpjegohet që skota e patriotëve të mumifikuar të presidiumeve qeveritare dhe të akademive pseudoshqiptare, të cilët janë në listën e dashurisë së kryeministrit, që i ka mbushur me tituj dhe tuje dhe nuk harron t’u pompojë lavdi çdo muaj ditëlindjeje me çarçafë mallëngjyes, nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur asnjëherë çështjen shqiptare dhe Kosovën kundër presidentit serb Vuçiç, që ka 12 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza Kosovës, dhe as kundër kryeministrit grek Micotaqis, që ka 4 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza sovranitetit të Shqipërisë dhe çështjes çame?

Nuk kam guxim të pyes, (sepse mund të shkoj shumë thellë...) përse akademikët e patriotizmit qeveritar nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur kurrë çështjen shqiptare kundër Rusisë gjatë 32 viteve, megjithëse Rusia është armiku më i madh i Shqipërisë, i Kosovës dhe i çeshtjes shqiptare në arenën ndërkombëtare?

Mos është ndonjë sekret i fshehtë midis jush ky lloj i panjohur qeveritar i patriotizmit memec akademik ndaj armiqve historikë të kombit shqiptar?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat